Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 108)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 108

تِلْكَ آيَاتُ اللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِالْحَقِّ ۗ وَمَا اللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًا لِلْعَالَمِينَ 108 ١٠٨

Këto janë versetet e Perëndisë, që t’i lëxojmë ty me të drejtë dhe se Perëndia nuk i dëshiron askujt padrejtësi. (108)

Tefsiri

Këto janë Argumentet e

(drejta të)

Allahut, që po t’i lexojmë ty me vërtetësi. -

Këto rregulla e ligje janë cilësuar si “argumente të drejta”, sepse urdhrat dhe ndalesat e Allahut të Lartësuar përmbajnë urtësinë dhe mëshirën e Tij. Ato janë përcaktuese të shpërblimit dhe të ndëshkimit të Tij. Po kështu, edhe ligjet dhe dispozitat e shpërblimit dhe të ndëshkimit përmbajnë mëshirën dhe urtësinë absolute të të Lartësuarit, prandaj janë larg çdo padrejtësie. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt me fjalët vijuese:

Allahu nuk e do padrejtësinë për botën. -

Allahu i Lartësuar thotë se nuk e dëshiron padrejtësinë për botën, e jo më ta ushtrojë atë. Askujt nuk do t’i pakësohet gjë prej mirësive që ka bërë, ashtu si asnjë i padrejtë nuk do të ndëshkohet më tepër sesa padrejtësitë e tij. Çdokush do të shpërblehet vetëm për aq sa ka bërë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë