Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 111)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 111

لَنْ يَضُرُّوكُمْ إِلَّا أَذًى ۖ وَإِنْ يُقَاتِلُوكُمْ يُوَلُّوكُمُ الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنْصَرُونَ 111 ١١١

Ata, përveç shqetësimit, nuk mund t’ju dëmtojnë juve. Nëse ju luftojnë juve, ata do të kthejnë thembrat dhe pastaj nuk do të ndihmohen. (111)

Tefsiri

Ata nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm, përveç ndonjë shqetësimi të vogël. -

Me kurthet e tyre, ata nuk do t’ia arrijnë kurrë që t’i dëmtojnë muslimanët, qoftë fizikisht apo fetarisht. E shumta që mund të arrijnë është thjesht lëndimi me fjalët e tyre. Nëse ata guxojnë që të fillojnë luftën kundër të dashurve të Allahut dhe të përzgjedhurve të tij, do të ndodhë sikurse e ka përshkruar i Madhëruari:

Por, edhe në ju luftofshin, ata do të sprapsen prej jush dhe kurrë nuk do të ndihmohen. –

Sa herë që të përpiqen të hapin luftë me besimtarët, do ta kthejnë shpinën të poshtëruar, dhe ky poshtërim do t’i ndjekë gjithmonë nga pas. Ata nuk kanë për t’u ndihmuar asnjëherë, përkundrazi:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë