Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 125)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 125

بَلَىٰ ۚ إِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا وَيَأْتُوكُمْ مِنْ فَوْرِهِمْ هَٰذَا يُمْدِدْكُمْ رَبُّكُمْ بِخَمْسَةِ آلَافٍ مِنَ الْمَلَائِكَةِ مُسَوِّمِينَ 125 ١٢٥

Po! Po! (Ju mjaftojnë). Nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, të shënuar me shenj të dalluar. (125)

Tefsiri

Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm,... –

Kuptimi: Nëse ju realizoni shkaqet e ndihmës dhe të fitores prej Allahut, pra, nëse tregoni durim dhe devotshmëri, ju do të ndihmoheni me një tjetër kontigjent nga Zoti i gjithësisë:

...edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi, Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar

(për luftë). – Pesë mijë melekët e zbritur në atë betejë madhështore janë cilësuar si ‘museuuimîn’, domethënë të dalluar për guxim e trimëri. Kështu, Allahu i Lartësuar e kushtëzoi zbritjen e ndihmës së Tij dhe të fitores së muslimanëve me tri faktorë:

1 durimi;

2 devotshmëria ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, duke kryer çdo urdhër dhe duke u larguar nga ndalesat, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Allahun;

3 ardhja e shpejtë e idhujtarëve për luftë kundër muslimanëve. Ndërsa për të dhuruar fitoren dhe për të shkatërruar kurthet e idhujtarëve dhe qafirëve, Allahu i Lartësuar na ka porositur që të plotësojmë dy kushte të rëndësishme, që u përmendën edhe më sipër: “Por nëse jeni durimtarë e të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak.” Pra, nëse tregohet durim dhe devotshmëri, kurthet e qafirëve dhe armiqve të Islamit nuk do t’i dëmtojnë aspak besimtarët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë