Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَأْكُلُوا الرِّبَا أَضْعَافًا مُضَاعَفَةً ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
O besimtarë! – mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kinie frikë Perëndinë, për të shpëtuar; - (130)
O ju që keni besuar! -
Dijeni se çdo ajet në Kur’ân që fillon me thirrjen: “O ju që keni besuar” tregon se është pikërisht besimi forca shtytëse e kryerjes së urdhrit apo ndalesës që vijon më pas. Të besosh do të thotë të pohosh dhe të pranosh sinqerisht, pa dyshime, gjithçka që duhet besuar dhe pranuar. Ky besim është nxitës për të kryer veprat që e konkretizojnë dhe e shprehin hapur atë. Në vazhdim, Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që të merren me fajde ose me kamatë. Pasuria e mbledhur me fajde është haram të hahet. Allahu i Lartësuar përmend në këtë ajet një lloj fajdeje që përdorej shumë në kohën e injorancës paraislamike, kur njerëzit nuk shqetësoheshin aspak për dispozitat dhe porositë e Zotit. Asokohe, nëse dikujt i afrohej koha e shlyerjes së borxhit dhe ai nuk ishte në gjendje ta shlyente atë, huadhënësi i jepte atij dy mundësi: ose ta shlyente borxhin në afatin e caktuar, ose ta shlyente më vonë, por shuma e borxhit do të shtohej. Pra, po të zgjatej afati, shtohej shuma për të shlyer. I varfëri i shkretë, për t’i shpëtuar situatës së ngushtë të momentit, detyrohej që të pranonte mundësinë e dytë, të shlyerjes së borxhit bashkë me fajdenë. Kur na ka udhëzuar nga ndalimi i fajdeve ka thënë:Mos e hani kamatën që ju vazhdimisht e shumfishoni! -
Pra, mos hani fajdetë, që janë disa herë të shumëfishuara. Nga cilësimi: “eđ'âfem-muđâ'afeh”- “që ju vazhdimisht e shumfishoni” kuptojmë se sa i shëmtuar dhe i padrejtë është ky veprim. Ne kuptojmë nga ky cilësim edhe urtësinë e ligjërimit të kësaj ndalese nga Allahu i Lartësuar e i Mëshirshëm. Kjo ndalesë shërben që t’i mbyllet porta kësaj vepre të ulët, të pamëshirshme dhe të padrejtë ndaj krijesave. Allahu i Lartësuar e ka bërë të detyrueshme afatizimin e atij që është ngushtë dhe nuk ka mundësi që ta lajë borxhin, por e ka ndaluar rreptësisht që, për shkak të zgjatjes së afatit, të rritet edhe masa e borxhit. Këtë shtesë mbi shumën e borxhit Allahu i Lartësuar e ka konsideruar si padrejtësi të shumëfishtë. Për besimtarin e devotshëm nuk duhet të ketë mëdyshje për largimin nga një vepër e tillë e shëmtuar dhe e poshtër. Largimi nga padrejtësitë është kusht për të qenë i devotshëm. Nuk ka mundësi që të jesh i devotshëm, pa u larguar nga padrejtësitë e çdo lloji. Qëllimi i çdo njeriu është arritja e gjithçkaje të mirë e të dobishme dhe ruajtja nga çdo gjë e keqe dhe e dëmshme. Por ky sukses është i pamundur nëse mungon devotshmëria. Prandaj i Lartësuari thotë:Kini frikë Allahun, që të gjeni shpëtim! -
Është shumë e kuptueshme se arritja e shpëtimit dhe suksesit kërkon devotshmëri. Edhe urdhri për t’u larguar nga fajdetë, është në kuadër të udhëzimit të adhuruesve për të arritur shpëtimin dhe suksesin. Pastaj Allahu i Lartësuar na sjell edhe një arsye më shumë për t’u pajisur me devotshmëri:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë