Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 149)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 149

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تُطِيعُوا الَّذِينَ كَفَرُوا يَرُدُّوكُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ فَتَنْقَلِبُوا خَاسِرِينَ 149 ١٤٩

O besimtarë! Nëse u përuleni mohuesve, ata do t’ju kthejnë juve prapa (në të pa fe), e ju do të jeni të dëmtuar, - (149)

Tefsiri

O ju që keni besuar! Nëse ju u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa, aty ku ishit më parë

(në mosbesim)

, dhe atëherë do të jeni të humbur. -

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që t'u binden qafirëve, të çdo ngjyre e kategorie qofshin ata, idhujtarë apo munafikë. Ai u sqaron atyre se, nëse u binden, le ta dinë se ata synojnë veçse sulmin, shkatërrimin dhe dëmtimin e muslimanëve. Qëllimi final i tyre është kthimi i besimtarëve në qafirë, përfundim ky tejet poshtërues dhe shkak i ndëshkimit të përjetshëm. Pastaj i Madhëruari tregon se Ai është Ndihmëtari, që kujdeset dhe i ruan besimtarët nga çdo e keqe:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë