Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 158)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 158

وَلَئِنْ مُتُّمْ أَوْ قُتِلْتُمْ لَإِلَى اللَّهِ تُحْشَرُونَ 158 ١٥٨

Vdiqët apo u mbytët, me siguri do të tuboheni te Perëndia. (158)

Tefsiri
Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata. Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni. -

Pastaj krijesat, në çfarëdo lloj mënyre të vdesin, kthimin e tyre do ta kenë gjithmonë tek Allahu i Lartësuar. U vrave në luftë apo vdiqe në shtrat, tek Allahu i Lartësuar do të shkosh dhe Ai do të të llogarisë për veprat që ke bërë. Si mund të shpëtosh a të fshihesh prej Allahut? E pra, për krijesat nuk ka shpëtim tjetër, por veçse të kapen fort për litarin e Allahut të Lartësuar dhe të qëndrojnë palëkundur në rrugën e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë