Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 164)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 164

لَقَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًا مِنْ أَنْفُسِهِمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 164 ١٦٤

Perëndia i dhuroi besimtarët me dhuratë të madhe, meqë nga mesi i tyre u dërgoi Profet i cili u lexon atyre ajetet e Tij, i pastron ata nga mëkatet dhe ua mëson Kur’anin e diturinë e hollë. Ata, më parë, me të vërtetë, ishin në rrugë krejtësisht të gabuar. (164)

Tefsiri

Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet,... -

Kjo është mirësia më e madhe që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar adhuruesve të Tij. Me dërgimin e Profetit, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata nga humbja dhe shkatërrimi. Ata e njihnin shumë mirë prejardhjen, cilësitë dhe gjuhën e tij. Ai ishte nga populli i tyre, madje nga fisi më i nderuar ndër ta. Ai synonte të mirën dhe ishte i butë me ta.

...që t’u lexonte ajetet e

(shpalljes së)

Tij, që t’i dëlirësonte... -

Profeti u lexonte me besnikëri ajetet e Allahut, u mësonte leximin e fjalëve të Kur’ânit dhe u sqaronte kuptimin e tyre. Veç kësaj, Profeti i largonte e i pastronte ata nga idhujtaria, gjynahet, mosbindja, injoranca dhe nga cilësitë e këqija.

...dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë,... -

Profeti u mësoi atyre Librin. Fjala ‘libër’ këtu mund të nënkuptojë Kur’ânin ose aftësinë e të shkruarit. Nëse nënkupton Kur’ânin, atëherë shprehja “argumentet e Tij” në ajet iu referohet shenjave dhe argumenteve të Allahut të Lartësuar, që gjenden në gjithësinë e krijuar nga Ai. Por fjala ‘libër’ (kitab) mund të ketë edhe kuptimin “shkrim”. Nëse ka këtë kuptim, atëherë Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësinë që u ka bërë duke u mësuar atyre shkrimin, nëpërmjet të cilit ruhen dhe transmetohen të gjitha njohuritë. Profeti u mësoi gjithashtu Urtësinë (el ĥikmete). Edhe kjo fjalë ka dy kuptime:

1 Suneti ose Tradita profetike, nëpërmjet së cilës kuptohet dhe qartësohet Kur’âni. Pra, ‘Urtësi’ quhet në këtë rast çdo gjë që i është shpallur Profetit (a.s.), përveç Kur’ânit.

2 Urtësia ose aftësia për të gjykuar drejt dhe për të vendosur çdo gjë në vendin që i takon. Kjo aftësi mund të arrihet veçse duke njohur fshehtësitë dhe hollësitë e Sheriatit.Pra, Profeti u mësoi besimtarëve ligjet e Zotit, tekstet prej të cilave nxirren ligjet e Zotit dhe Urtësinë, nëpërmjet së cilës kuptohen mësimet e fjalëve të Zotit. Pa dyshim, brezi i parë në mënyrë të veçantë dhe i tërë umeti në përgjithësi, arritën gradat më të larta të urtësisë. Ata u ngritën mbi të gjitha krijesat dhe meritojnë të quhen dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Sigurisht që ky ishte sukses i dhuruar nga Allahu i Lartësuar, sidomos kur mendon se si ishin përpara Islamit, sikurse thotë i Lartësuari:

...kurse më parë ata ishin krejtësisht të humbur. -

Pra, para shfaqjes së Profetit, ata ishin në humbje të qartë. Ata nuk e njihnin rrugën e Zotit të tyre. Ata nuk dinin se çfarë i pastronte shpirtrat e tyre dhe çfarë i lartësonte ata. Ata bënin thjesht vepra që ua kërkonte e zbukuronte nefsi dhe dëshirat e tyre të çekuilibruara. Çfarë u shkonte pas oreksit, ata e kryenin, edhe nëse ishte kundër logjikës së të gjithë botës.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë