Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 175)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 175

إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ الشَّيْطَانُ يُخَوِّفُ أَوْلِيَاءَهُ فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 175 ١٧٥

Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë! (175)

Tefsiri

Ishte Shejtani që deshte t’ju frikësonte me miqtë e vet. -

Ata të cilët ju frikësonin dhe ju kërcënonin me idhujtarët ishin veçse zëdhënës të Shejtanit, që do t’ju frikësojë me ushtritë e tij.

Por ju mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë! -

Mos kini frikë idhujtarët dhe ushtrinë e Shejtanit, por frikësojuni Allahut, sepse gjithçka është në dorën e Tij. Ata nuk mund të arrijnë asgjë pa lejen e të Plotfuqishmit. Vetëm Allahut frikësojuni, i Cili përkujdeset për të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij. Ai është pranë atyre që i frikësohen dhe i përgjigjen urdhrave të Tij. Ky ajet tregon se frika vetëm ndaj Allahut të Lartësuar është detyrë. Madje, kjo konsiderohet si domosdoshmëri e besimit të drejtë. Në varësi të imanit është edhe frika ndaj Allahut. Frikë e dobishme dhe e shpërblyeshme është ajo që e ndalon robin nga shkelja e kufijve të Allahut.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë