Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 193)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 193

رَبَّنَا إِنَّنَا سَمِعْنَا مُنَادِيًا يُنَادِي لِلْإِيمَانِ أَنْ آمِنُوا بِرَبِّكُمْ فَآمَنَّا ۚ رَبَّنَا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرْ عَنَّا سَيِّئَاتِنَا وَتَوَفَّنَا مَعَ الْأَبْرَارِ 193 ١٩٣

O Zoti ynë! Na dëgjuam grishtarin që na grishte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” E, besuam. O Zoti ynë! Falna mëkatet tona dhe shkarkona nga gabimet, e pas vdekjes na radhit me të mirët. (193)

Tefsiri

"Zoti ynë! Ne dëgjuam një thirrës që ftonte për Besim

(e që thoshte)

: “Besoni në Zotin!” -

Këtu është fjala për Muhamedin (a.s.), sepse ai i ftoi njerëzit në besimin e pastër monotesit dhe i nxiti ata që ta pasojnë rrugën e shpëtimit. Ai i tregoi të gjitha piketat e kësaj rruge. Profeti (a.s.) sqaroi si themelet e besimit të vërtetë ashtu edhe degëzimet e tij.

E ne besuam! –

Kuptimi: Ne iu përgjigjëm thirrjes së tij dhe shpejtuam drejt udhës së treguar prej tij. Në këtë lutje të mrekullueshme që këta fatlumë i drejtojnë Allahut të Lartësuar ka ngjyra të forta mirënjohjeje dhe dashurie për Atë që u dhuroi besimin. Ajo është gjithashtu një kërkesë me edukatë, përgjërim dhe përulje, që Allahu t'ua vazhdojë dritën që ua ka dhënë fillimisht. Ky është një ndërmjetësim i mrekullueshëm tek i Madhëruari me një nga mënyrat më të bukura të ndërmjetësimit: me veprat e mira të kryera për hir të Tij. Është vetëm suksesi i falur nga Bujari, që i bëri këta njerëz që të luten me të tilla fjalë.

Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat, -

Pra, pas kësaj hyrjeje me edukatë, vjen lutja për falje e mbulim gjynahesh dhe lutja për sukses në kryerjen e veprave të mira, të cilat i fshijnë të këqijat. Kjo është shprehje e bindjes së patundur se Ai që u dhuroi mirësinë e besimit të pastër dhe të vërtetë, po Ai do t'ua japë shpëtimin e përjetshëm.

...ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët!" -

Ata i luten Allahut që t’u japë sukses në kryerjen e të mirave dhe në lënien e të këqijave, sepse vetëm në këtë mënyrë robi mund të quhet ‘vepërmirë’. Kjo është, gjithashtu, lutje për të qenë i vazhdueshëm e sistematik në këtë rrugë të mirë, deri në vdekje.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë