Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَا يَغُرَّنَّكَ تَقَلُّبُ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي الْبِلَادِ
Le të mos mashtrojë ty qarkullimi i mohuesve qytet në qytet. (196)
Mos të të mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besojnë. -
Këto ajete janë një ngushëllim për besimtarët, një qetësim i zemrave të tyre, nëse shohin mohuesit që shijojnë kënaqësitë e kësaj bote. Mohuesit e Zotit kënaqen të shfrenuar me bukuritë e kësaj bote. Ata vërtiten nëpër tokë, duke përvetësuar të mirat e saj materiale dhe duke përjetuar kënaqësi të shumta. Në disa momente, atyre u jepet mundësi të zotërojnë dhe të shfaqin krenari dhe epërsi në aspekte të caktuara të kësaj jete. Sigurisht, këto pamje ndikojnë në zemrën e muslimanit dhe mund të bëhen shkak për t'u joshur dhe për t'u mashtruar prej tyre. Për këtë arsye, i Urti dhe i Madhëruari na tërheq vërejtjen dhe na qetëson zemrën njëkohësisht, që të mos mashtrohemi dhe të joshemi nga jeta dhe përjetimet e tyre të përkohshme, sepse vështrimi ynë duhet të shkojë më larg, llogaritë tona duhet të bëhen me urtësi. Allahu na rikujton se është një jetë tjetër e pafundme, e cila meriton çdo sakrificë. Kjo jetë dhe këto përjetime janë të shkurtra, ndërsa përjetësia është në ahiret.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë