Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 198)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 198

لَٰكِنِ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا نُزُلًا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ ۗ وَمَا عِنْدَ اللَّهِ خَيْرٌ لِلْأَبْرَارِ 198 ١٩٨

Por, për ata që i druajnë Perëndisë, për ata ka kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat (kopshtije) do të banojnë përherë, - duke qenë këto dhurata të përgatitura prej Perëndisë, e për besimtarët e vërtetë më e mira dhuratë është ajo që është prej Perëndisë. (198)

Tefsiri

Ndërsa për ata që e kanë frikë Zotin e tyre,... -

Muteķin-ët, pra, të devotshmit, ata me besim të pastër e të sinqertë, do të gëzojnë krenarinë dhe kënaqësitë në këtë jetë, por shpresojnë edhe një premtim të sigurt nga i Adhuruari i tyre i Vetëm, që thotë:...do të ketë Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në të cilët do të jenë përgjithmonë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme nga Allahu. -

Edhe sikur ata të kishin vetëm vuajtje, dhimbje e vështirësi në këtë dynja, të gjitha do të ishin të papërfillshme sapo thjesht të përkujtonin premtimin e madh të të Lavdëruarit, Bamirësit e Bujarit. Mirësitë dhe kënaqësitë në Xhenet janë të pasosura, atje nuk njihet lodhja, vështirësia dhe vuajtja. Atje ka vend veçse për gëzimin, lumturinë, kënaqësinë dhe prehjen. Përpara këtij premtimi, pra, çdo vështirësi kthehet në kënaqësi. Kështu, besimtarët, përveç mirësive që shijojnë në këtë dynja, do të përjetojnë atë që është më mirë tek Allahu i Lartësuar. Prandaj thotë i Mëshirshmi:

Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për punëmirët. -

Zemrat e besimtarëve janë të pastra, prandaj edhe ndjenjat, fjalët dhe veprat e tyre janë të mira. Për këtë arsye, Bamirësi, Mirënjohësi dhe i Lavdëruari u jep atyre, me mëshirën e Tij, një shpërblim të madh, dhurata të shumta e të mrekullueshme dhe një fitore të përhershme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë