Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 200)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 200

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ 200 ٢٠٠

O besimtarë! – bëhuni të durueshëm dhe të qëndrueshëm (në durim), bëhuni të vendosur (në kufi të armikut), dhe kinie frikë Perëndinë, për ta arritur shpëtimin e dëshiruar. (200)

Tefsiri
O ju që keni besuar! Bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini vigjilentë dhe ruajuni dënimit të Allahut, që të shpëtoni! -

Rruga drejt suksesit kalon, së pari, përmes durimit. Është e domosdoshme të mos largohesh asnjë çast nga rruga e durimit. Durim do të thotë të nënshtrosh vetveten për të kryer detyrimet dhe veprat e mira, edhe nëse është e vështirë për ta bërë këtë, do të thotë të lësh gjynahet dhe mosbindjen ndaj Allahut, do të thotë të pranosh me kënaqësi caktimin e Allahut gjatë sprovave e fatkeqësive, do të thotë, pra, të zbatosh të gjitha këto detyrime, që janë të vështira për nefsin. Së dyti, Allahu na urdhëron për të qenë sistematikë e të vazhdueshëm në durim dhe në luftën kundër armiqve, në çdo kohë e gjendje. Së treti, Allahu urdhëron për vigjilencë ndaj armikut. Pra, të ruhemi nga qëllimet dhe sulmet e armikut, t’ia zëmë atij çdo shteg e mundësi për të na sulmuar e dëmtuar. Të mos e lejojmë atë të godasë qëllimet tona. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresohet për suksesin, që të fitojmë çdo të mirë të dynjasë dhe të ahiretit dhe që të shpëtojmë nga çdo e keqe e dynjasë dhe e ahiretit. Me pak fjalë, suksesi i vërtetë arrihet veçse me durim, qëndrueshmëri sistematike, vigjilencë ndaj planeve të armikut dhe, sigurisht, me devotshmëri. Megjithatë, Allahu është i vetmi që jep sukses. Nuk ka forcë e ndryshim të gjendjes e mënyrë tjetër, por veçse me ndihmën e Allahut të Lartësuar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë