Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِذْ قَالَتِ امْرَأَتُ عِمْرَانَ رَبِّ إِنِّي نَذَرْتُ لَكَ مَا فِي بَطْنِي مُحَرَّرًا فَتَقَبَّلْ مِنِّي ۖ إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
(Kujtoje atë kohë, o Muhammed!) Kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty të kam përgjëruar (qëllimuar) atë që është në barkun tim, që të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues dhe di çdo gjë. (35)
Kujto kur gruaja e Imranit tha: “O Zoti im! Këtë
(fëmijë)që është në barkun tim, unë vendosa që të ta kushtoj vetëm Ty. -
Në kohën e shtatzënisë me Merjemen, nëna e Merjemes i tha Zotit se ajo ia kishte përkushtuar Atij frytin që gjendej në barkun e saj. Ajo kishte vendosur që fryti i barkut të saj të ishte i përkushtuar vetëm ndaj Zotit dhe në shërbim të Shtëpisë së Tij. Ky është kuptimi i fjalës “muĥar-raran”. Pastaj ajo u lut që Allahu i Lartësuar t’ia pranonte përkushtimin e saj modest, duke thënë:Pranoje këtë prej meje! Ti Dëgjon dhe Di gjithçka.” –
Kuptimi: “Pranoje, o Zot, prej meje këtë kushtim dhe bëje të frytshëm! Ti e dëgjon lutjen time dhe e di shumë mirë qëllimin që më shtyn të veproj kështu.” Këto fjalë, nëna e Merjemes i tha gjatë kohës së shtatzënisë së saj me Merjemen. Por, më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë