Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا أَحَسَّ عِيسَىٰ مِنْهُمُ الْكُفْرَ قَالَ مَنْ أَنْصَارِي إِلَى اللَّهِ ۖ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنْصَارُ اللَّهِ آمَنَّا بِاللَّهِ وَاشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ
Kur Isai e hetoi mohimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi në rrugën e Perëndisë?” Nxënësit (e tij) u përgjegjën: “Na jemi ndihmëtarët e fesë së Perëndisë, na besojmë Perëndinë e ti Isa bëhu dëshmitar se na jemi muslimanë. (52)
Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” –
Kështu, Isai (a.s.) vuri re tek ata mosbindje. Jo vetëm kaq, por ata lëshuan edhe shpifje e fyerje kundër tij, duke thënë që mrekullitë që ai shfaqte ishin magji. Madje, ata u përpoqën edhe që ta vrisnin. Kur Isai (a.s.) vërejti një sjellje të tillë, tha: “Kush do të jenë ndihmëtarët e mi për të vazhduar në rrugën e Zotit? Kush do të më ndihmojë mua që të përhapim fenë e Zotit?”Dishepujt e tij thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarë të
(rrugës së)Allahut. Ne besojmë në Allahun, ndaj ti dëshmo për ne që jemi muslimanë!” -
Dishepujt, pra, nxënësit e Isait (a.s.) thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e (rrugës së) Allahut”. Dhe, vërtet, ata ia përkushtuan jetën e tyre këtij misioni. Ata thanë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë