Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 53)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 53

رَبَّنَا آمَنَّا بِمَا أَنْزَلْتَ وَاتَّبَعْنَا الرَّسُولَ فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ 53 ٥٣

Zoti ynë! Na besojmë ate që na ke shpallur dhe pasojmë Pejgamberin (Isanë). Regjistrona neve bashkë me dëshmitarët!” (53)

Tefsiri

“O Zoti ynë! Ne besojmë në atë që ke shpallur dhe e pasojmë të Dërguarin

(Isanë)

. Na bashko me ata që dëshmojnë!” -

Ne e besojmë të vërtetën që Ti ke shpallur dhe e pasojmë me besnikëri Profetin Tënd, prandaj na shkruaj edhe neve mes atyre që quhen dëshmues të drejtë. Asnjë dëshmi nuk mund të jetë më e drejtë dhe më e dobishme, sesa dëshmia për njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit dhe dëshmia për besim të plotë ndaj Profetit dhe për të vepruarit sipas këtij besimi. Kjo ishte dëshmia e tyre e madhe, prej së cilës merituan që Allahu i Lartësuar t’i nxirrte faqebardhë dhe triumfues mbi ata që nuk pranonin të besonin dhe të pasonin rrugën e Profetit të tyre. Më tej, i Madhëruari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë