Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 56)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 56

فَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا فَأُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا شَدِيدًا فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَمَا لَهُمْ مِنْ نَاصِرِينَ 56 ٥٦

Ata që nuk besojnë, do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askend që t’u ndihmojë. (56)

Tefsiri

Ata që nuk besojnë, Unë do t’i ndëshkoj ashpër në këtë botë dhe në Botën tjetër, ... -

Për sa i përket ndëshkimit në jetën e dynjasë, ai është shumë i dukshëm dhe çdokush e vëren atë, në çdo kohë. Ai shfaqet me shkatërrime e fatkeqësi të mëdha, të cilat quhen rëndom “fatkeqësi natyrore”. Ai shfaqet edhe në formën e poshtërsive apo shfarosjes së njerëzve nëpërmjet luftrave. Të gjitha këto janë shumë pak, në krahasim me ndëshkimin që i pret ata në jetën tjetër të pasosur. Ai është tmerri, fatkeqësia dhe dëshpërimi më i madh. Ai është zjarri i Xhehenemit dhe zemërimi i Krenarit, të Plotfuqishmit, të Pamposhturit. Ai është humbja e përjetshme e mundësisë për të shijuar mirësitë e besimtarëve dhe shpërblimin e mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar.

...dhe ata nuk do të kenë askënd që t'i ndihmojë. -

Askush nuk do t’i ndihmojë ata që të shpëtojnë prej ndëshkimit të merituar. Madje, edhe ata që në këtë jetë i mendojnë si ndërmjetësues tek Allahu, nuk do të mund t’u bëjnë aspak dobi. Të pafuqishëm do të jenë edhe miqtë dhe të dashurit e tyre, të cilët i adhurojnë përveç Allahut. Të gjithë janë të pafuqishëm për të ndihmuar ndonjë, madje as veten e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë