Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْقَصَصُ الْحَقُّ ۚ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا اللَّهُ ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Padyshim, të gjitha këto janë lajme të vërteta. S’ka zot tjetër përveç Perëndisë. Se Perëndia është i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëdijshëm. (62)
Nuk ka dyshim se këto janë rrëfime të vërteta
(rreth Isait). - Kjo është e vërteta e padiskutueshme. Çdo gjë tjetër që bie ndesh me të është shpifje dhe gënjeshtër.Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër
(me meritë)përveç Allahut. -
Ai është Zoti që meriton të gjitha adhurimet tona. Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet me dashuri, me durim dhe nënshtrim total. Askush tjetër nuk meriton asnjë grimcë adhurimi, përkushtimi e bindjeje totale, sepse:Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti -
Allahu është El Azîz, Krenar, i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar e i Pamposhtur. Çdo gjë i është nënshtruar madhështisë dhe krenarisë së Tij. Allahu është El Ĥakîm, i Urtë. Ai vendos gjithçka në vendin që i takon. Me urtësinë e Tij të madhe, Ai sprovon besimtarët me jobesimtarët, sepse kështu shfaqet dashuria dhe sakrifica e besimtarëve për Zotin e tyre. Për hir të Zotit të tyre, ata luftojnë dhe polemizojnë me qafirët me argumente dhe me Librin e ndritur të dhuruar nga Zoti i gjithësisë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë