Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 65)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 65

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تُحَاجُّونَ فِي إِبْرَاهِيمَ وَمَا أُنْزِلَتِ التَّوْرَاةُ وَالْإِنْجِيلُ إِلَّا مِنْ بَعْدِهِ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ 65 ٦٥

O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Inxhilli janë dërguar pas tij? A nuk po mbusheni mend? (65)

Tefsiri
Çifutët dhe krishterët pretendojnë secili se Ibrahimi (a.s.) ishte i fesë së tyre, dhe për këtë çështje diskutonin me muslimanët. Por Allahu i Lartësuar ua hodhi poshtë pretendimet e tyre me tri argumente:

O ithtarë të Librit! Pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit, kur Teurati dhe Ungjilli janë shpallur pas tij?! -

Çifutët pasojnë dhe zbatojnë ligjet e Teuratit, ndërsa të krishterët zbatojnë ligjet e Ungjillit, siç pretendojnë. Por që të dy këta libra, Teurati dhe Ungjilli, janë shpallur shumë kohë pas Ibrahimit (a.s.). Atëherë, përse pretendojnë se ai ka qenë çifut ose i krishterë? Këto dy emërtime fetare u shfaqën shumë vonë pas Ibrahimit, prandaj thotë i Lartësuari:

A nuk e kuptoni? –

Pra, nëse do të mendoheshit pak më thellë dhe të logjikonit, nuk do ta thonit një gjë të tillë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë