Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 9

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا تَنَاجَيْتُمْ فَلَا تَتَنَاجَوْا بِالْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَمَعْصِيَتِ الرَّسُولِ وَتَنَاجَوْا بِالْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ 9 ٩

O besimtarë! Kur bisedoni mes jush, mos bisedoni për mëkate, armiqësi dhe padëgjueshmëri ndaj Profetit; por bisedoni për mirësi dhe ndershmëri. Druajuni Perëndisë, Atij para të cilit do të tuboheni. (9)

Tefsiri
O ju që keni besuar! Kur bisedoni fshehtas me njëri-tjetrin, mos bisedoni për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit, por bisedoni për punë të mira e devotshmëri! Gjithmonë ta keni frikë Allahun, tek i Cilit do të tuboheni të gjithë

(për llogarinë me drejtësi)! - Besimi me siguri të plotë për takimin me Allahun dhe llogarinë e drejtë para Tij, është ndihma më e madhe që e bën robin të qëndrojë brenda kufijve të Allahut të Madhëruar dhe t’u përmbahet porosive të Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë