Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ أَوْلَى النَّاسِ بِإِبْرَاهِيمَ لَلَّذِينَ اتَّبَعُوهُ وَهَٰذَا النَّبِيُّ وَالَّذِينَ آمَنُوا ۗ وَاللَّهُ وَلِيُّ الْمُؤْمِنِينَ
S’ka dyshim, se, më të afërmit e Ibrahimit, janë ata njerëz, që kanë pasuar atë dhe ky Pejgamber (Muhammedi) me besimtarët (e tij). Perëndia është mbrojtës i besimtarëvet. (68)
Sigurisht, ndër njerëzit më të afërt të Ibrahimit janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet
(Muhamedi)së bashku me ata që e kanë besuar. -
Këta janë pasuesit dhe pasardhësit e denjë të Ibrahimit dhe të rrugës së tij. Ata e ndoqën rigorozisht udhëzimin e Ibrahimit. Për këta, Allahu i Lartësuar ka bërë një premtim madhështor, duke thënë:Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve. –
Pra, Allahu është Uelijju i besimtarëve. Uelijj i dikujt quhet i dashuri, miku ose kujdestari i tij, që e ndihmon dhe përkujdeset vazhdimisht për të. Ndërsa çifutët, të krishterët e idhujtarët, të cilët e braktisën fenë, besimin dhe ligjin e sjellë nga Ibrahimi, ata janë shumë larg nga Ibrahimi, por dhe Ibrahimi është larg tyre. Pretendimet e tyre të pabaza janë të pavlefshme. Këto ajete tregojnë se ndalohet të diskutojmë për çështje të cilat nuk i njohim. Për ato gjëra që nuk i dimë, më mirë të heshtim sesa të flasim. Këto ajete tregojnë, gjithashtu, se njohja e historisë njerëzore është diçka e mirë, prandaj jemi të nxitur që të hulumtojmë në këtë drejtim. Nëpërmjet kësaj dijeje, ne mund të gjykojmë dhe argumentojmë saktë për shumë çështje, sikurse shtjelluam çështjen e përkatësisë fetare të Ibrahimit. Pastaj i Urti thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë