Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا يَأْمُرَكُمْ أَنْ تَتَّخِذُوا الْمَلَائِكَةَ وَالنَّبِيِّينَ أَرْبَابًا ۗ أَيَأْمُرُكُمْ بِالْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنْتُمْ مُسْلِمُونَ
Ai njeri nuk do t’ju urdhërojë juve që engjëjt dhe profetnit t’i konsideroni për zotra. Vallë! Si mund t’ju urdhërojë ai juve të bëheni mohues, pasi jeni bërë muslimanë. (80)
Ai nuk do t'ju urdhëronte kurrë që t’i konsideronit melekët dhe profetët si zota. -
Ky është një përshkrim më i gjerë rreth natyrës së urdhrave që jepnin profetët. Një profet nuk mund t’i urdhëronte kurrë njerëzit që ata të adhuronin atë, por as që të adhuronin ndonjë melek, kushdo qoftë ai, sepse adhurimi, bindja, përkushtimi dhe nënshtrimi janë vetëm për Allahun e Lartësuar.E si mund t’ju urdhërojë për mosbesim, pasi jeni bërë muslimanë?! -
Kjo është e pamundur që të ndodhë. As që mund të përfytyrohet se një profet mund të urdhërojë për gjëra të tilla. Ata të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi janë shumë larg krimeve të tilla të rënda. Madje, nëse dikush trillon të tilla gënjeshtra dhe ia atribuon ato ndonjë profeti, ai ka kryer kufër, pra, një krim të rëndë e të shëmtuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë