Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 88)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 88

خَالِدِينَ فِيهَا لَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ الْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنْظَرُونَ 88 ٨٨

Ata përherë do të jenë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t’u lehtësohen, e as nuk do t’u jepet afat (pushim); (88)

Tefsiri

Ata do të jenë përgjithmonë në këtë gjendje. Atyre as nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe as nuk do t’u jepet ndonjë çast pushimi,... -

Pas vdekjes, atyre nuk do t’u jepet më afat që të pendohen, të mendohen dhe të kthehen, sepse afatizimi përfundon me vdekjen. Allahu i Lartësuar i afatizon dhe u jep kohë mjaftueshëm që të mendohen dhe të kujtojnë. Nëse do të kishte ndonjë të mirë tek ata, ajo do të shfaqej dhe do të bënte dobi brenda afatit. Megjithatë, edhe nëse do të riktheheshin në këtë jetë, ata do të shkonin përsëri në humbje.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë