Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 8

رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً ۚ إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ 8 ٨

Zoti ynë! Mos na i shmang zemrat tona, pasi që na i ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe epna nga mëshira Juaj; Ti, me të vërtetë je Ai që dhuron shumë! (8)

Tefsiri

"O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të devijojnë, pasi na drejtove! –

Kuptimi: Mos i lejo zemrat tona që të devijojnë, të largohen nga e vërteta, për shkak të injorancës apo arrogancës tonë! Të lutemi të na bësh të përqendruar e të vazhdueshëm në rrugën e drejtë. Të lutemi Ty, të na bësh të udhëzuar dhe udhëzues. Na forco dhe na bëj të qëndrueshëm dhe besnikë në rrugën Tënde të drejtë! Na ruaj nga devijimi dhe sëmundja e zemrave të të devijuarve!

Na dhuro mëshirën Tënde! Pa dyshim, Ti je Dhuruesi i madh!" -

Na dhuro mëshirën e madhe, që të kemi sukses në arritjen e çdo të mire dhe në ruajtjen nga rreziku i çdo të keqeje, sepse ti je Bamirës e Dhurues i madh! Mirësia Jote ka përfshirë çdo gjallesë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë