Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 10

ثُمَّ كَانَ عَاقِبَةَ الَّذِينَ أَسَاءُوا السُّوأَىٰ أَنْ كَذَّبُوا بِآيَاتِ اللَّهِ وَكَانُوا بِهَا يَسْتَهْزِئُونَ 10 ١٠

Pastaj, përfundimi i atyre që punuan keq, qe e keqja e madhe, ngase i përgënjeshtronin ajetet e Perëndisë dhe talleshin me to. (10)

Tefsiri

Në fund, përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi... -

I tillë ishte përfundimi i atyre që bënë ligësi. Ai qe një përfundim i shëmtuar dhe i tmerrshëm. Shkak për këtë përfundim ishte fakti se:

…për shkak se ata i mohonin argumentet e Allahut dhe talleshin me to. -

Ky ishte ndëshkimi për ligësitë dhe gjynahet e tyre. Për talljet dhe mohimin e tyre, ata do të marrin ndëshkimin më të madh dhe të dhembshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë