Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 12

وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ يُبْلِسُ الْمُجْرِمُونَ 12 ١٢

E, atë ditë kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit), njerëzit e këqinj do të mbesin shpresëkëputur: (12)

Tefsiri

Ditën kur të vijë Ora, keqbërësit do të humbin çdo shpresë. -

Kur të vijë ora e Kijametit, atë ditë do të ngrihen njerëzit për të dalë para Zotit të botëve dhe kanë për ta parë Kijametin me sy e do ta përjetojnë vetë. Atë ditë, keqbërësit do të humbin çdo shpresë, sepse ata nuk kanë bërë për atë ditë asgjë, veç mosbesimit, idhujtarisë dhe gjynaheve. Ata nuk bëjnë në këtë dynja ndonjë të mirë, që të mund të shpresonin atë ditë. Atyre do t’u zhduket gjithçka që ata besonin, si ajo shpresë e kotë që idhujt e putat do t’i ndihmojnë ose ndërmjetësojnë për ta.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë