Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ تَقُومَ السَّمَاءُ وَالْأَرْضُ بِأَمْرِهِ ۚ ثُمَّ إِذَا دَعَاكُمْ دَعْوَةً مِنَ الْأَرْضِ إِذَا أَنْتُمْ تَخْرُجُونَ
Dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhërit të Tij, pastaj kur t’ju thërret Ai me një të thirrur nga toka, ju atëherë – përnjëherë do të dilni (do të ringjalleni). (25)
Nga argumentet e Tij është edhe se Ai i bën të qëndrojnë qielli dhe Toka, me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai t’ju bëjë thirrjen e Tij
(për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës. -
Me urdhrin e Tij qëndrojnë qiejt dhe Toka dhe nuk bien e të shkatërrohen. Me pushtetin dhe fuqinë e Tij, Allahu i bën ato të qëndrojnë dhe, kur Ai të dëshirojë, do t'i bëjë që, me një thirrje, ato të dalin nga toka për llogarinë para Tij. Kështu, Ai që i mban qiejt dhe Tokën, Ai e ka pushtetin për ringjalljen dhe llogarinë, siç thotë i Lartësuari: "S’ka dyshim se, krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë." [Gafir 57].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë