Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُمْ بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
U shfaq ngatërresa në tokë dhe në det për atë që punuan duart e njerëzve, që t’u japë të shijojën pjesë nga ajo që kanë punuar, për t’u kthyer ata në përmirësim. (41)
Për shkak të veprave
(të këqija)të njerëzve, janë shfaqur të këqija në tokë e në det... -
Është përhapur dhe mbizotëron prishja në tokë dhe në det. Është prishur mënyra e jetesës, me mangësitë, dëmet e transformimet që janë përhapur. Po kështu, edhe në vetet tuaja janë përhapur sëmundje e fatkeqësi të shumta. Të gjitha këto kanë ndodhur për shkak të punëve shkatërrimtare të vetë njeriut. Allahu i Madhëruar na njofton se të gjitha këto kanë ndodhur:...që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë -
Që ta kuptojnë se Allahu ka për t’i ndëshkuar për veprat e tyre, dhe një pjesë të këtij ndëshkimi, Ai ua jep si shembull në këtë dynja, në mënyrë që ata:... dhe me shpresë që të kthejnë rrugë
(nga të këqijat). - Të kthejnë rrugë dhe të reshtin së punuari ato punë që u shkaktojnë e sjellin shkatërrimin. Kështu do të bëhet i mundur rregullimi i gjendjes dhe veprave të tyre. I lavdëruar qoftë Ai që është i Butë dhe i Mëshirshëm edhe kur sjell ndëshkime, për të rregulluar gjendjen e tyre. Nëse do t’i ndëshkonte për të gjitha padrejtësitë që bënin, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë