Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 42)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 42

قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلُ ۚ كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُشْرِكِينَ 42 ٤٢

Thuaj (o Muhammed!): “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve; shumica e tyre kanë qenë idhujtarë. (42)

Tefsiri

Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si qe përfundimi i atyre që ishin më parë!” -

Ky është një urdhër për të udhëtuar me trup, me mendje dhe me zemër, në mënyrë që të meditojmë dhe të nxjerrim mësime rreth fundit të këtyre popujve të shkuar, të cilët:

Shumica prej tyre ishin idhujtarë! -

Kështu do ta shihni se përfundimi i tyre ishte më i keqi. Mbi ta goditi një dënim shfarosës dhe i ndoqi një mallkim i pandashëm nga gjithë krijesat e Zotit. Kështu, atyre nuk ka për t'iu ndarë poshtërimi e ndëshkimi i Zotit. Kështu do të jeni të kujdesshëm që të mos veproni njëlloj siç vepruan ata që të mos ju përfshijë edhe ju dënimi i tyre. Të jeni të bindur se drejtësia dhe urtësia e Allahut vepron në çdo kohë e në çdo vend.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë