Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 43)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 43

فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ الْقَيِّمِ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا مَرَدَّ لَهُ مِنَ اللَّهِ ۖ يَوْمَئِذٍ يَصَّدَّعُونَ 43 ٤٣

Drejtohu ti me përkushtim në fenë e drejtë (islamizmin), para se të vie prej Perëndisë Dita që nuk mund të shtyhet (nga askush). Atë ditë – ata do të ndahen: (43)

Tefsiri

Prandaj, përqendrohu në fenë e drejtë, -

Përkushtohu me zemër dhe nënshtroje tërësisht trupin tënd, që të plotësosh fenë e drejtë të Zotit në jetën tënde. Përmbushi urdhëresat, ruaju nga ndalesat me këmbëngulje, përkushtim gjallëri dhe zbato porositë, si ato që zbatohen haptazi edhe ato që duhen përmbushur e zbatuar fshehtazi. Nxito të shfrytëzosh kohën dhe rininë, para se të jetë vonë.

...para se të vijë dita

(e Kjametit)

e caktuar nga Allahu, të cilën askush nuk mund ta pengojë

(që të ndodhë). - Ajo është Dita e Kijametit, e cila, kur të vijë, askush nuk mund ta kthejë. Atëherë njerëzit nuk mund t'ia nisin punëve të tyre nga e para dhe të rregullojnë ndonjë gjë. Në atë çast, kapitulli i veprave është mbyllur dhe mbetet veçse shpërblimi për to.

Atë ditë, ata

(njerëzit dhe xhindet)

do të ndahen

(në dy grupe- të shpëtuar e të dënuar). - Atë ditë do të shpërndahen dhe do të tubohen në grupe të ndryshme për t'u llogaritur veprat e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë