Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 48)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 48

اللَّهُ الَّذِي يُرْسِلُ الرِّيَاحَ فَتُثِيرُ سَحَابًا فَيَبْسُطُهُ فِي السَّمَاءِ كَيْفَ يَشَاءُ وَيَجْعَلُهُ كِسَفًا فَتَرَى الْوَدْقَ يَخْرُجُ مِنْ خِلَالِهِ ۖ فَإِذَا أَصَابَ بِهِ مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ إِذَا هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ 48 ٤٨

Perëndia është ai që i dërgon erërat, që ato t’i lëvizin retë, e (Ai) i shpërndanë ato nëpër qiell si të dojë dhe i copton ato në pjesë-pjesë, e ti sheh shiun si bie prej tyre. E, me te mund ta dhurojë kë të dojë nga robërit e Vet, e atëherë ata gëzohen përnjëherësh, (48)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit të Tij të plotë dhe mirësisë së Tij të gjerë:

Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur retë. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë ... -

Erërat formojnë dhe i mbledhin retë dhe pastaj i përhapin ato në qiell, ashtu si Ai dëshiron. Ai i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë. Atëherë, formohen re të dendura, që duket sikur qëndrojnë mbi njëra tjetrën.

derisa nga mesi i tyre fillojnë të dalin pikat e shiut. -

Ju shikoni se nga retë dalin pika shiu, që bien me hijeshi. Nëse ky ujë i shumtë do të binte i tëri njëherësh, do të shkatërronte gjithçka në tokë.

Ai ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të Vet, që ata gëzohen... -

Kur shiu bie me ngadalë e butësisht, njerëzit gëzohen dhe kënaqen, sepse nevoja e tyre është shumë e madhe për të.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë