Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 57)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 57

فَيَوْمَئِذٍ لَا يَنْفَعُ الَّذِينَ ظَلَمُوا مَعْذِرَتُهُمْ وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ 57 ٥٧

Atë Ditë – atyre që kanë bërë zullum – nuk do t’u bëjë dobi arsyetimi, as nuk do t’u lejohet që të kërkojnë falje. (57)

Tefsiri

Kështu, atë ditë atyre që kanë bërë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi… -

Edhe nëse pretendoni se nuk dinit gjë dhe nuk ju patën ardhur argumentet ose se nuk patët kohë e mundësi të mjaftueshme për të besuar. Kështu do të dalë i qartë mashtrimi juaj. Kjo do të ndodhë me dëshminë e njerëzve të ditur dhe besimtarë. Madje, për këtë do të dëshmojnë edhe vetë lëkurat, duart e këmbët e tyre! Edhe nëse kërkojnë që t’u jepet mundësia të kthehen në dynja, që të mos bëjnë ashtu siç bënë, por të pendohen e besojnë, atyre nuk do t’u jepet kjo mundësi. Tashmë koha për të shprehur pendesë dhe për të ndryshuar ka marrë fund dhe askujt nuk i pranohet justifikimi.

e as që u kërkohet të arsyetohen. -

Ata nuk do të mund të largojnë dënimin, që e meritojnë, kundër vetes së tyre, e as do t’u jepet mundësia për këtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë