Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 9

أَوَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَانُوا أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَأَثَارُوا الْأَرْضَ وَعَمَرُوهَا أَكْثَرَ مِمَّا عَمَرُوهَا وَجَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ ۖ فَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 9 ٩

Vallë, a nuk kanë udhëtuar nëpër botë e të shohin se si kanë pëfunduar popujt e mëparshëm? Ata, kanë qenë më të fortë se këta, dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se që e punojnë këta, e pejgamberët e tyre u kanë sjellë argumente të qarta. Perëndia, nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum. (9)

Tefsiri

A nuk meditojnë ata për veten e tyre? -

Këta mohues të profetëve të Zotit dhe të takimit me të, a nuk meditojnë pak në veten e tyre? Pa dyshim, mjafton të meditojnë në veten e tyre, për të gjetur shenja të mëdha, që tregojnë se Ai që i bëri të ekzistojnë nga hiçi e ka pushtetin për t’i rikthyer sërish pas vdekjes; Ai që i bëri të kalojnë nëpër faza të ndryshme: nga një pikë uji, në droçkë gjaku, pastaj në një kafshatë mishi si e përtypur, pastaj i jep shpirt dhe e bën një krijesë të gjallë një njeri, që do të dalë në këtë botë si fëmijë i dobët, pastaj rritet dhe bëhet një i ri, pastaj rritet, piqet dhe më pas, nëse Zoti e lë në këtë jetë, plaket deri në pleqëri të thellë; pra, është e pamundur që Ai t’i lerë të shpërfillur e pa u vendosur rregulla e ligje për jetën në këtë botë, pa i urdhëruar dhe pa i ndaluar, pa i shpërblyer e pa i ndëshkuar.

Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre me një qëllim të madh... -

Dhe ky qëllim i vërtetë dhe i rëndësishëm është që t’ju sprovojë se cili nga ju është më vepër mirë:

...dhe për një kohë të përcaktuar, -

Allahu vendosi një afat për jetën tuaj në këtë dynja. Kjo dynja e ka një afat dhe, kur të mbarojë ajo, atëherë ka ardhur koha e ahiretit. Atë ditë, Toka do të shndërrohet në tjetër Tokë dhe qiejt do të shndërrohen në të tjerë qiej.

…por shumë njerëz e mohojnë takimin me Zotin e tyre

(Ditën e Ringjalljes). - Për këtë arsye edhe nuk përgatiten për takimin me Të. Ata të mjerë nuk i besojnë profetët e Zotit, që njoftuan për Ditën e Gjykimit, dhe ky ishte tregues i mohimit të tyre pa asnjë argumet dhe fakt ku të mbështeteshin. Madje, argumente të shumta dhe të prera tregojnë se ringjallja dhe llogaria me drejtësi është e vërtetë që nuk mund të mohohet dhe të hidhet poshtë.A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin më parë? Ata ishin edhe më të fortë se këta dhe e punuan dhe e ndërtuan tokën më shumë sesa këta. Atyre u erdhën të dërguarit me fakte të qarta. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. -

Allahu i Madhëruar na nxit që të udhëtojmë në tokë dhe të shohim e mësojmë se si që përfundimi i atyre që i mohuan profetët dhe kundërshtuan rrugën dhe porositë e tyre. Ata popuj të zhdukur ishin më të fortë se këta të sotmit dhe lanë në tokë më shumë gjurmë, si kështjella apo vepra të çuditshme. Ata jetuan mes pemëve të shumta, me bimësi të dendur e ujë të bollshëm. Por atyre nuk u bënë dobi këto gjëra kur mohuan profetët, që u sollën argumente e shenja të qarta, që tregonin për të vërtetën dhe saktësinë e kumteve që sollën prej Zotit. - Kur të udhëtoni nëpër tokë, në vendbanimet e popujve të zhdukur do të shihni që ato kanë mbetur si gërmadha të frikshme, pa jetë e pa banorë në to; përveç kësaj, ata i ndjek nga pas edhe nami i keq e përbuzja e krijesave për ta. Ky, në fakt, është një nga ndëshkimet e tyre në këtë dynja, i cili është edhe fillimi i dënimit në ahiret. Të gjithë ata popuj të shkatërruar ishin të padrejtë e keqbërës. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi, por ishin ata që i bënë padrejtësi vetvetes, duke u bërë shkaktarë të dënimit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë