Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاتَّقُوهُ وَأَطِيعُونِ
që t’i luteni Perëndisë dhe t’i ruheni (kundërshtimit) të Atij dhe që të më dëgjoni mua, (3)
“Adhurojeni Allahun, ruhuni prej Tij dhe bindmuni mua!” -
Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun dhe t’i ruheshin ndëshkimit të Tij duke e njësuar Atë në përkushtimin e adhurimeve, si dhe duke iu larguar idhujtarisë, me të gjitha rrugët e saj. Nuhu (a.s.) premtoi se nëse ata do tregoheshin të devotshëm ndaj Allahut, duke e njësuar Atë në adhurim dhe duke iu larguar idhujtarisë, Allahu i Madhëruar do t’ua mbulonte të metat dhe do t’ua falte gjynahet. Nëse Allahu i Lartësuar të fal gjynahet dhe të mbulon mangësitë, kjo do të thotë që i ke shpëtuar ndëshkimit dhe ke fituar shpërblimin e pamatë të Bujarit të Mëshirshëm. Gjithashtu, i Madhëruari premton se edhe në këtë botë do t’u mundësojë një jetë të mirë, deri në afatin e caktuar:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë