Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا غَشِيَهُمْ مَوْجٌ كَالظُّلَلِ دَعَوُا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ فَلَمَّا نَجَّاهُمْ إِلَى الْبَرِّ فَمِنْهُمْ مُقْتَصِدٌ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِآيَاتِنَا إِلَّا كُلُّ خَتَّارٍ كَفُورٍ
E, kur ata t’i mbulojë vala – si bjeshkë, e thërrasin Perëndinë me lutje të sinqerta; e, posa t’i shpëtojë ata në tokë, një pjesë e tyre e mbajnë mesataren; e ajetet Tona i mohon vetëm mshtruesi dhe jomirënjohësi. (32)
Kur ata i mbulon ndonjë valë si reja, i drejtohen Allahut me besim të sinqertë vetëm tek Ai. -
Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e njerëzve kur ata hipin nëpër anije dhe përplasen nëpër det nga dallgët dhe furtunat. Ata tregohen të sinqertë në lutjet drejtuar Zotit dhe në adhurimin e Tij.Por, kur Ai i shpëton ata e i nxjerr në tokë, disa prej tyre nuk tregohen mirënjohës
(ashtu si duhet). Faktet Tona nuk i refuzon kush, përveç të pabesëve dhe mohuesve. -
Ata ndahen në dy grupe. Disa nuk tregohen mirënjohës, ashtu siç e meriton Zoti, por vazhdojnë në gjynahe, duke e ngarkuar veten me padrejtësi. Kurse disa të tjerë tregohen tërësisht mohues ndaj Zotit dhe mirësive të Tij dhe refuzues të besimit të drejtë. Por Zoti thotë: "Faktet Tona nuk i refuzon kush, përveç të pabesëve dhe mohuesve (mosmirënjohës)." Këta janë tradhtarë, sepse në fillim i premtojnë Zotit se, nëse do t'i shpëtojë, atëherë do të besojnë dhe do të jenë mirënjohës. Por kur Zoti i shpëton, ata nuk e mbajnë premtimin e dhënë. Ata janë, gjithashtu, mohues dhe mosmirënjohës ndaj mirësive të Allahut. Përfundimisht, ai të cilin Allahu e shpëton nga një vështirësi apo sprovë, duhet që të tregojë mirënjohjen e plotë ndaj Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë