Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالُوا أَإِذَا ضَلَلْنَا فِي الْأَرْضِ أَإِنَّا لَفِي خَلْقٍ جَدِيدٍ ۚ بَلْ هُمْ بِلِقَاءِ رَبِّهِمْ كَافِرُونَ
Dhe ata thonë: “E, vallë, pasi të humbasim nën tokë, përsëri do të ngjallemi?” Dhe ata, nuk besojnë se do të takohen me Zotin e tyre. (10)
Ata thonë: “Çfarë! Pasi të tretemi e humbasim në tokë, a thua ne do të krijohemi rishtazi?” -
edhe pasi të jemi tretur e të jemi shpërbërë tërësisht dhe të jemi shpërndarë nëpër tokë e nëpër vende të largëta që nuk i di kush, ne do të rikthehemi në një krijim të ri? Me këto fjalë ata pretendojnë se kjo ishte diçka shumë e largët dhe e pamundur. Kështu mendonin ata të mjerë sepse e mendojnë fuqinë e Zotit si fuqinë e tyre duke bërë këtë krahasim të ulët. Kjo pyetje që ata bënë nuk ishte për të gjetur të vërtetën por ishte një pyetje e padrejtë që nënkuptonte të pavërtetën dhe mohimin e besimit të ringjalljes. Kështu ata e mohojnë takimin me Zotin dhe ringjalljen para Tij. Prandaj Allahu thotë për ta:Por, ata mohojnë takimin me Zotin e tyre! -
dihet mirë nga çfarë buron dhe çfarë synon kjo pyetje. Kështu, nëse qëllimi i tyre do të ishte qartësimi i së vërtetës, argumentet e Zotit janë të tila që e qartësojnë këtë çështje plotësisht dhe e bëjnë aq të qartë, sa të duket sikur e sheh me sytë e ballit, ashtu siç e sheh diellin që shndrit. A nuk u mjafton atyre si argument fakti që Zoti i krijoi ata nga hiçi, kur nuk ekzistonin? duhet ta dinë që rikrijimi nga mbetuinat në tokë është më i thjeshtë se sa fillimi nga hiçi. Pastaj, a nuk e shohin ata tokën e shkretë se si merr jetë e gjallërohet pasi në të bie shiu? A nuk e shohin se si mbijnë në të ato fara që më parë qëndronin të fshehura në tokë?Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë