Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ شِئْنَا لَآتَيْنَا كُلَّ نَفْسٍ هُدَاهَا وَلَٰكِنْ حَقَّ الْقَوْلُ مِنِّي لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ
E, sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij, por kjo është fjala Ime e vërtetë: “Me të vërtetë, do ta mbush xhehennemin me xhindë dhe njerëz bashkërisht!” (13)
Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin
(e plotë), - nëse do të dëshironte Zoti mund t’i bënte të gjithë njerëzit që të besonin dhe do ti bashkonte që të gjithë me udhën e drejtë. Kjo është e thjeshtë për Allahun dhe plotësisht e mundur. Por urtësia e Allahut kërkon që jo të gjithë të pranojnë besimin dhe udhëzimin e plotë të Zotit. Prandaj dhe tha:... por fjala Ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku. -
Kjo është diçka e pashmangshme dhe fjalën dhe vendimin e të Urtit askush nuk mund ta ndryshojë. Ai vendosi dhe tha: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku." Kjo është diçka që do të ndodhë patjetër dhe po kështu do të ndodhin edhe ato gjendje dhe shkaqe që e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e tyre dhe këtë vendim të Zotit për ta.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë