Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا الَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِهَا خَرُّوا سُجَّدًا وَسَبَّحُوا بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ ۩
Ajetet Tona i besojnë vetëm ata të cilët kur të këshillohen me to, bijnë në sexhde, dhe të cilët, e madhërojnë Zotin e tyre duke iu falenderuar Atij, dhe të cilët, nuk bëhen mendjemëdhenj. (15)
Argumentet Tona i besojnë vetëm ata, të cilët kur u lexohen ato
(si këshillë), bien me fytyrë përtokë dhe e madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre me tesbih dhe kurrë nuk tregohen kryeneçë. -
Ja këta janë ata që kanë iman të vërtetë dhe të plotë, iman që shoqërohet me punë të mira treguese të imanit të zemrës. Këta janë ata të cilët: "... kur u lexohen ato (si këshillë), bien me fytyra përtokë dhe e madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre me tesbih." kur atyre u lexohen ajetet e Kur'anit dhe u vijnë këshillat e Zotit përmes profetëve që të marin mësim, të nënshtrohen e të adhurojnë Zotin, ata i dëgjojnë me shumë kujdes i pranojnë dhe nënshtrojnë për t’i zbatuar. Aq i sinqertë dhe i vërtetë është ky nënshtrim dhe përkushtim saqë shfaqet haptazi kur ata bien me fytyra përtokë dhe e madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre me tesbih. Kështu ata tregojnë përunjësinë e nënshtrimin ndaj urdhëresave të Zotit, respektimin e madhërimin për Allahun dhe gëzimin dhe kënaqësinë që ndiejnë me njohurinë dhe diturinë që kanë për Zotin dhe rreth Zotit të madhërishëm. Aq e thellë është njohuria dhe dituria për Zotin saqë: "...ata kurrë nuk tregohen kryeneçë." Ata kurë nuk i sheh që të tregohen kryeneçë e mëndjemëdhenj, as me zemrat e tyre, as me trupin e tyre, dhe as të heqin dorë nga bindja ndaj Zotit. Madje i sheh modestë, të thjeshtë e të përulur, thjeshtësi kjo që u vjen e nxitet prej ajeteve dhe argumenteve të Zotit. Ata i dorëzohen tërësisht Allahut duke jetuar sipas atyre ajeteve dhe të gjithë këtë e bëjnë me gjoks të zgjeruar dhe plot kënaqësi. Me këtë dorëzim e nënështrim të plotë ata arrijnë të kënaqin Zotin Mëshirëplotë dhe kështu dalin faqebardhë duke gjetur udhëzimin e plotë në rrugën e drejtë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë