Sureja Es-Sexhde (Përkulja — السجدة) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




32 Es-Sexhde(السجدة), Ajet 20

وَأَمَّا الَّذِينَ فَسَقُوا فَمَأْوَاهُمُ النَّارُ ۖ كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا أُعِيدُوا فِيهَا وَقِيلَ لَهُمْ ذُوقُوا عَذَابَ النَّارِ الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تُكَذِّبُونَ 20 ٢٠

e ata që kanë bërë keq, vendbanim i tyre është zjarri; sa herë që duan të dalin nga ai (zjarri), do të kthehen në të dhe do t’u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e keni përgënjeshtruar!” (20)

Tefsiri

Ndërsa ata që kaluan çdo kufi, vendbanimi i tyre është Zjarri. -

vendqëndrimi i tyre i përhershëm është zjarri; atje ku janë mbledhur të gjitha dhimbjet dhe ndëshkimet, çdo dëshpërim dhe vuajtje. Atyre nuk ka për t'iu zvogëluar dënimi asnjë çast.

Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të -

Sa herë që mendojnë për të gjetur ndonjë rrugëdalje sepse dhimbja e ndëshkimi ka arritur kulmin, ata rikthehen sërish në dënim dhe kështu largohet prej tyre ajo shpresë për çlirim dhe, dëshpërimi e dhimbja, u kthehet edhe më e fortë.

dhe u thuhet: “Shijojeni Dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”.. -

Ky është dënimi i zjarrit ku do të jetë vendqëndrimi i tyre i përhershëm. Ndërsa dënimi që është para këtij dënimi, është dënimi i jetës së varrit (berzahut). Kjo është përmendur në fjalën e tij kur thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë