Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا نَسُوقُ الْمَاءَ إِلَى الْأَرْضِ الْجُرُزِ فَنُخْرِجُ بِهِ زَرْعًا تَأْكُلُ مِنْهُ أَنْعَامُهُمْ وَأَنْفُسُهُمْ ۖ أَفَلَا يُبْصِرُونَ
Vallë! A nuk shohin ata, që Ne, me të vërtetë e dërgojmë ujin në tokën e shkretëruar, e me të – nxjerrim të lashtat, me të cilat ushqehen shtazët e tyre dhe ata vetë, e ata madje nuk po shohin?! (27)
A nuk e shohin ata se Ne çojmë ujin në tokën e shkretuar... -
A nuk e shohin me sytë e tyre këtë mirësi të madhe që u kemi dhuruar dhe urtësinë Tonë të plotë e absolute? Ne dërgojmë ujin, nëpërmjet shiut ose lumenjve në tokën shkretuar, ku nuk ka bimësi:dhe me të nxjerrim bimë prej të cilave ushqehen kafshët e tyre dhe ata vetë. -
Nxjerrim bimësi të shumëllojshme, të cilat i hanë bagëtitë dhe njerëzit, gjithashtu.A nuk kanë sy të shohin
(e të kuptojnë)?! - A nuk i shohin këto mirësi? Nëpërmjet këtyre mirësive marrin jetë vendet dhe krijesat e shumta që mbushin tokën. A nuk i bën ky shikim që të hapin sytë e zemrës dhe të shpirtit, dhe të shohin dritën për të gjetur rrugën e drejtë? Por ja që shumë nga ata i ka zënë verbëria dhe i ka vënë poshtë pakujdesia dhe dhe harresa. Ata nuk dinë të shohin ashtu siç shohin burrat e urtë dhe të mençur. Ata shohin si të pakujdesshmit e mendjelehtët dhe çdo gjë e mbrapshtë u duket normale. Ata nuk arrijnë të shohin dritën, që t’u jepet sukses për të mirën dhe besimin.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë