Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يُدَبِّرُ الْأَمْرَ مِنَ السَّمَاءِ إِلَى الْأَرْضِ ثُمَّ يَعْرُجُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ أَلْفَ سَنَةٍ مِمَّا تَعُدُّونَ
Ai i udhëheq të gjitha gjërat, prej qiellit deri në Tokë, e atëherë kthehen tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj (në këtë Botë). (5)
Ai drejton të gjitha çështjet
(e të gjitha krijesave)që nga qielli e deri në Tokë. -
Ai ka në dorë të gjitha ligjet, si ato të krijimit ashtu edhe vendosjen e ligjeve të fesë dhe besimit. Ai rregullon të gjitha çështjet në këtë gjithësi dhe kujdeset për krijimin e Tij. Ligji dhe urdhëresat zbresin nga qielli nga Ai që është Mbreti, Sunduesi i Plotfuqishëm drejt Tokës. Me këto urdhëresa ai lumturon kë dëshiron, pasuron e varfëron, krenon e nënshtron, nderon e poshtëron, i ngre disa njerëz dhe i ul të tjerë dhe e zbret rizkun e Tij.Në fund, të gjitha çështjet ngjiten tek Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj. -
çdo çështje e urdhër për krijesat ashtu siç zbret prej Tij, ashtu edhe ngjitet tek Ai bindja ose mosbindja e krijesave. Kështu, çdo gjë që ndodh në këtë dynja, si bindja e të bindurve ashtu edhe mohimi i mohuesve ngjitet e paraqitet tek Zoti. Veprat e tyre ngjiten tek Ai në çast. edhe pse kjo do të zgjaste 1000 vjet sipas llogarisë sonë, Allahu i ngjit veprat e robërve në çast. Imam ibnu Kethiri, në shpjegimin ekëtij ajeti thotë: "Ka thënë Muxhahidi,Katadja dhe Ed-dahaku se zbritja emelekut me çështjet dhe urdhrat e Zotitbëhet nga një distance e largët sa 500vjet dhe ngjitja e tij po kështu është njëdistance e largët sa 500 vjet, por ai ekalon atë (distance 1000 vjeçare) në çastsa një pulitje e syve. Prandaj i lartësuaritha: "... të gjitha çështjet ngjiten te Ai nënjë Ditë, gjatësia e së cilës është sa njëmijë vjet, sipas llogaritjes suaj."Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë