Sureja Es-Sexhde (Përkulja — السجدة) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




32 Es-Sexhde(السجدة), Ajet 7

الَّذِي أَحْسَنَ كُلَّ شَيْءٍ خَلَقَهُ ۖ وَبَدَأَ خَلْقَ الْإِنْسَانِ مِنْ طِينٍ 7 ٧

i cili e ka bërë të mirë çdo gjë që ka krijuar dhe ka filluar krijimin e njeriut prej balte, (7)

Tefsiri

Është Ai i cili e përsosi gjithçka që ka krijuar,... -

Allahu i Madhëruar e përsosi gjithçka që ka krijuar. Çdo krijese Ai i ka dhënë atë që i përshtatet. Ky është një përshkrim i përgjithshëm i krijesave. Pastaj Ai flet për njeriun në veçanti, për vetë rëndësinë dhe vlerën e tij të madhe.

dhe që krijimin e njeriut e filloi nga balta. -

Kështu e krijoi Allahu, Ademin a.s, babain e gjithë njerëzimit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë