Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَدْ يَعْلَمُ اللَّهُ الْمُعَوِّقِينَ مِنْكُمْ وَالْقَائِلِينَ لِإِخْوَانِهِمْ هَلُمَّ إِلَيْنَا ۖ وَلَا يَأْتُونَ الْبَأْسَ إِلَّا قَلِيلًا
Perëndia – me siguri, i di ata nga mesi juaj që pengojnë dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijnë në luftë, pos një pakicë e tyre, (18)
Allahu i di mirë ata që i pengojnë vëllezërit e tyre
(nga lufta)dhe u thonë: “Ejani me ne!” -
Allahu i Lartësuar i di mirë të dy këto grupe tradhtarësh dhe dezertorësh, si ata që nuk dolën fare në luftë, edhe ata që u thoshnin të tjerëve “Ejani me ne!”, kthehuni në Medinë. Këta lloj njerëzish i dallon sepse:Ata vijnë në luftë vetëm për pak kohë. -
Ata rrinë në luftë shumë pak. Ata do t'i shohësh se janë të parët për të dezertuar dhe bërë bisht luftës. Çfarë mund t'i shtyjë ata që të bëjnë luftë? Çfarë imani kanë ata në zemër e çfarë durimi do t'i bënte ata t'i hyjnë luftës në rrugën e Zotit?! Përkundrazi, zemrat i kanë të mbushura tërësisht me frikë e hipokrizi. Ata janë frikacakë e burracakë, që nuk kanë iman aspak ose kanë iman shumë të dobët.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë