Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَنْزَلَ الَّذِينَ ظَاهَرُوهُمْ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِنْ صَيَاصِيهِمْ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ الرُّعْبَ فَرِيقًا تَقْتُلُونَ وَتَأْسِرُونَ فَرِيقًا
e ithtarët e Librit, të cilët i ndihmuan ata (Kurejshit), i nxori prej kështjellave të tyre, dhe mbolli frikë në zemrat e tyre; një grup (të tyre e keni mbytur, e një tjetër e keni zënë rob, (26)
i nxori prej fortesave ata ithtarë të librit
(jehudinj), që i ndihmuan ato
(ushtritë armike), - Është fjala për jehudët, të cilët e tradhtuan Profetin, duke shkelur paktin me të. Ata u bënë me aleancën kundër Profetit. Allahu i Madhëruar i nxori ata nga kështjellat e tyre, për t'u gjykuar me ligjin Islam dhe me vendimin që do të merrte Profeti për ta.dhe hodhi frikë në zemrat e tyre. -
Për këtë arsye, ata nuk patën guximin të bënin qëndresë dhe të luftonin, por u dorëzuan si frikacakë dhe u poshtëruan.Kështu, një grup prej tyre i vratë, ... -
Kështu u veprua me të gjithë burrat që mund të luftonin.kurse disa të tjerë i robëruat. -
gratë dhe fëmijët e tyre u robëruan. Ky ishte dënimi për tradhtinë e atij populli.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë