Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الْمُسْلِمِينَ وَالْمُسْلِمَاتِ وَالْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَالْقَانِتِينَ وَالْقَانِتَاتِ وَالصَّادِقِينَ وَالصَّادِقَاتِ وَالصَّابِرِينَ وَالصَّابِرَاتِ وَالْخَاشِعِينَ وَالْخَاشِعَاتِ وَالْمُتَصَدِّقِينَ وَالْمُتَصَدِّقَاتِ وَالصَّائِمِينَ وَالصَّائِمَاتِ وَالْحَافِظِينَ فُرُوجَهُمْ وَالْحَافِظَاتِ وَالذَّاكِرِينَ اللَّهَ كَثِيرًا وَالذَّاكِرَاتِ أَعَدَّ اللَّهُ لَهُمْ مَغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا
Me të vërtetë, muslimanëve dhe muslimaneve, dhe besimtarëve dhe besimtareve, dhe të dëgjueshmëve dhe të dëshuteshmeve, dhe të sinqertëve dhe të sinqertave, dhe të durueshmëve dhe të durueshmeve, dhe të përulurëve dhe të përulurave, dhe atyre që japin lëmoshë dhe ato që japin lëmoshë, dhe atyre që agjërojnë dhe ato që agjërojnë, dhe ata që i ruajnë organet e tyre gjenitale, dhe ato që i ruajnë (organet e tyre gjenitale), dhe të cilët e përmendin shpesh Perëndinë, dhe të cilat e përmendin (Perëndinë), - me të vërtetë, për të gjithë këta, Perëndia ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh. (35)
për muslimanët dhe muslimanet -
këta janë të dorëzuarit plotësisht tek Allahu i Lartësuar, duke zbatuar dispozitat e jashtme e të dukshme, të urdhëruara nga Ai.për besimtarët dhe besimtaret -
këta janë ata që e adhurojnë Allahun e Lartësuar duke pastruar zemrat dhe nëpërmjet veprave të fshehta e të brendshme të zemrës.për adhuruesit dhe adhurueset -
këta janë të bindurit dhe të nënshtruarit në adhurimin ndaj Allahut dhe në pasimin e Profetit (a.s.).për të sinqertit e të sinqertat, -
këta janë të vërtetët dhe të sinqertët në fjalët dhe në veprat e tyre.për durimtarët e durimtaret, -
pra ata që janë të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm në zbatimin e urdhrave të Zotit dhe në largimin nga ndalesat e tij. Gjithashtu ata janë të durueshëm dhe të kënaqur me çdo caktim të Zotit për ta.për të përvuajturit e të përvuajturat, -
pra ata që përkushtohen ndaj Zotit me përunjësi dhe frikërespekt në të gjitha gjendjet e tyre, sidomos në kryerjen e adhurimeve, e në veçanti të namazit.për sadakadhënësit e sadakadhënëset, -
pra ata që japin nga pasuria dhe mirësitë me të cilat Zoti i ka begatuar, jo vetëm në drejtimet e detyrueshme të shpenzimit, por edhe në drejtime të pëlqyeshme.për agjëruesit e agjërueset, -
me agjërime farze dhe nafile.për të ndershmit e të ndershmet, -
ata që e ruajnë dlirësinë dhe nderin e tyre nga imoraliteti dhe çdo gjë që të afron tek ai.për ata që e përmendin shumë Allahun dhe ato që e përmendin shumë Allahun, -
në të shumtën e kohës, sidomos gjatë kohëve të pëlqyeshme dhe të nxitura nga Sheriati për të shtuar përmendjen e Zotit, si për shembull, në mëngjes dhe në mbrëmje, pas namazeve farze, para gjumit etj. Për këta që kanë të tilla cilësi, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të madh.Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh. -
Këta e kanë plotësuar besimin në zemrat e tyre, e kanë përkthyer dhe vërtetuar atë me fjalët dhe me veprat e tyre. Ata janë të dobishëm jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të tjerët, duke sjellë mirësi kudo që shkojnë. Ata e adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe sipas porosive të tij, duke kryer urdhrat dhe duke iu larguar të keqes dhe ndalesave. Me pak fjalë, ata e kanë përsosur veten e tyre, duke plotësuar të gjitha cilësitë e besimit dhe fazat e tij, islamin, imanin dhe iĥsanin. Për këta, i Lartësuari premton falje gjynahesh, sepse veprat e mira i fshijnë ato të këqijat. Ai premton dhe shpërblim shumë të madh, të cilin askush nuk mund ta përkufizojë, përveçse Ai që ua dhuroi. Atë shpërblim askush nuk e ka parë me sy, as nuk e ka dëgjuar me veshë dhe as nuk e ka përfytyruar me zemrën e tij. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej tyre!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë