Sureja El-Ahzab (Aleatët — الأحزاب) (Ajet 44)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




33 El-Ahzab(الأحزاب), Ajet 44

تَحِيَّتُهُمْ يَوْمَ يَلْقَوْنَهُ سَلَامٌ ۚ وَأَعَدَّ لَهُمْ أَجْرًا كَرِيمًا 44 ٤٤

Përshëndetja e tyre kur të takohen me Te, është “Selam! (jeni të shpëtuar prej çdo të lige)”. Dhe, Ai, u ka përgatitur tyre shpërblim të mrekullueshëm. (44)

Tefsiri

Ditën kur ta takojnë Atë

(Allahun)

, përshëndetja e tyre do të jetë "Selam!"

(paqe)

dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim bujar. -

Mëshira e Allahut për të zgjedhurit e Tij në ahiret është shumë më e madhe dhe më e mrekullueshme. Besimdrejtët do të mrekullohen me shpërblime ta papara, që Zoti do t’u dhurojë. Por mbi të gjitha, ata do të gëzohen shumë kur Allahu i Lartësuar t’i njoftojë se është i kënaqur me ta dhe kurrë nuk do të zemërohet prej tyre. Ai do t’i përshëndesë ata me ‘selam’, me zërin e Tij aq të dashur dhe ata do të lumturohen pamasë kur të shohin fytyrën e Tij të bukur dhe të ndritshme. Askush nuk mund të shpjegojë dhe tregojë realisht për kënaqësitë, lumturinë dhe shpërblimet e mëdha, që ata fatlumë do të përjetojnë kur të takojnë të Adhuruarin e tyre të vetëm, Allahun e Lartësuar dhe Bujar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë