Sureja El-Ahzab (Aleatët — الأحزاب) (Ajet 73)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




33 El-Ahzab(الأحزاب), Ajet 73

لِيُعَذِّبَ اللَّهُ الْمُنَافِقِينَ وَالْمُنَافِقَاتِ وَالْمُشْرِكِينَ وَالْمُشْرِكَاتِ وَيَتُوبَ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا 73 ٧٣

për t’i dënuar Perëndia: hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t’jua pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Se, Perëndia, është falës dhe mëshirues. (73)

Tefsiri

Allahu do t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, dhe do t'i falë besimtarët dhe besimtaret. Allahu Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut të Lartësuar, që e mbylli këtë ajet me këto dy emra të bukur, të mrekullueshëm dhe shpresëdhënës të Tij. Ata tregojnë se sa e plotë dhe e madhe është falja e Allahut dhe sa e gjerë është mëshira e Tij. Bamirësia e përkujdesi i Tij është gjithëpërfshirës, edhe pse shumë krijesa janë nga ata që nuk e meritojnë faljen dhe mëshirën e Tij, për shkak ose të hipokrizisë ose për shkak të mohimit dhe idhujtarisë.Këtu përfundon tefsiri i sures Ahzab, me mirësinë e Allahut dhe me ndihmën e Tij!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë