Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَنِ اعْمَلْ سَابِغَاتٍ وَقَدِّرْ فِي السَّرْدِ ۖ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ۖ إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
(dhe i thamë Ne atij): “Puno ti pancire (këmisha të hekurit) të gjerë! Thurri ato në masa të nevojshme dhe puno vepra të mira. Me të vërtetë, Unë shoh çka punoni ju. (11)
Ne e zbutëm hekurin për të
(për ta punuar). (Ne i thamë)"Puno parzmore
(hekuri)të gjëra dhe thuri me saktësi ato! -
Zoti ia zbuti hekurin, që ai të prodhonte parzmore, madje edhe i mësoi si t'i punonte ato në formën më të bukur, të fortë dhe të përshtatshme. Daudi i punonte ato hallkë pas hallke dhe i thurte me njëra tjetrën. I Lartësuari thotë:Dhe bëni vepra të mira se Unë e shikoj atë që bëni ju. -
Pasi përmendi të mirat që i dhuroi Daudit e familjes së tij, Zoti e urdhëroi që të ishte mirënjohës dhe të bënte vepra të mira. Ai e urdhëroi që të ndiente mbikëqyrjen e Allahut, duke rregulluar vetveten, sepse Allahu i shikon të gjitha veprimet dhe është mbikëqyrës i gjithçkaje. Allahut nuk i fshihet asgjë nga veprat e robërve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë