Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَنْ نُؤْمِنَ بِهَٰذَا الْقُرْآنِ وَلَا بِالَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ ۗ وَلَوْ تَرَىٰ إِذِ الظَّالِمُونَ مَوْقُوفُونَ عِنْدَ رَبِّهِمْ يَرْجِعُ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ الْقَوْلَ يَقُولُ الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا لَوْلَا أَنْتُمْ لَكُنَّا مُؤْمِنِينَ
Dhe, ata që nuk besojnë, thonë: “Na, nuk do të besojmë kurrësesi në këtë Kur’an, as në ato që kanë qenë para tij (Kur’anit)”. E, sikur t’i shihje zullumqarët kur të ndalen para Zotit të tyre dhe kur t’i shkëmbejnë fjalët me njëri-tjetrin, do t’u thonë ata që konsideroheshin të dobët – atyre që madhështoheshin: “Sikur të mos kishit qenë ju, na do të ishim muslimanë”. (31)
Dhe ata që nuk besojnë thonë: “Ne nuk kemi për të besuar as në këtë Kur’an dhe as në ndonjë
(Libër)që ka ardhur para tij.” Eh sikur veç t’i shihje keqbërësit kur të ndalen para Zotit të tyre dhe t'i kthejnë fjalën
(fajsuese)njëri-tjerit! Ata që patën qenë të dobët
(e të përbuzur)do t'u thonë kryeneçëve: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë me siguri besimtarë!” -
Pasuesit u drejtohen prijësve mendjemëdhenj dhe arrogantë dhe u thonë: Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë! Ishit ju që na penguat nga imani dhe na e zbukuruat mohimin e Zotit. Kështu, ne ju pasuam në rrugën tuaj. Qëllimi i këtyre fjalëve është që të tregojnë se dënimi duhet të ekzekutohet veçse mbi krerët, e jo mbi pasuesit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë