Sureja Sheba (سبأ) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




34 Sheba(سبأ), Ajet 45

وَكَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَمَا بَلَغُوا مِعْشَارَ مَا آتَيْنَاهُمْ فَكَذَّبُوا رُسُلِي ۖ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ 45 ٤٥

Ata që kanë qenë para tyre, i kanë konsideruar gënjeshtarë (pejgamberët). Ata nuk kanë arritur as të dhjetën e asaj që u kemi dhënë Ne (fuqi dhe jetë të gjatë), e megjithatë, i kanë konsideruar gënjeshtarë pejgamberët e Mi, e çfarë ka qenë dënimi Im (ndaj tyre)! (45)

Tefsiri

Edhe të parët e tyre i patën mohuar Shpalljet Tona. Këta

(të sotmit)nuk kanë arritur as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. A e dini se si ishte dënimi Im! -

Ata popuj ishin shumë më të fuqishëm e të pushtetshëm se këta që mohuan Muhamedin, dhe kur mohuan profetët e Tij, Allahu i ndëshkoi. Shikoni, o mohues të Profetit, se si ishte ndëshkimi dhe zemërimi Im kundër tyre! Ne ju kemi treguar se si i ndëshkuam ata. Disa i përmbytëm, disa i shkatërruam me një erë që shkatërronte gjithçka, ose edhe me një britmë të vetme. Disa të tjerë i shkatërruam me tërmet e tronditje të madhe, disa duke i përpirë toka ose duke dërguar ndëshkim me gurë nga qielli. Kini frikë, pra, ju që refuzoni të besoni në Profetin e Zotit dhe Shpalljen e Tij. Mos vazhdoni në refuzimin tuaj, se kështu do ndëshkoheni njëlloj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë