Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ سَعَوْا فِي آيَاتِنَا مُعَاجِزِينَ أُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مِنْ رِجْزٍ أَلِيمٌ
e, ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, duke u përpjekur që t’i pengojnë ato – për t’i ikë (dënimit Tonë), për ta ka dënim të tmerrshëm dhe të dhembshëm. (5)
Ndërsa ata që luftojnë kundër Argumenteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe të dhembshëm. -
Këta i mohojnë argumentet Tona, madje me arrogancë e mendjemadhësi u thoshnin profetëve se ata dhe Zoti janë të pafuqishëm që t'i realizojnë ato kërcënime. Kështu e mohojnë edhe ringjalljen pas vdekjes, duke mëtuar se askush nuk është në gjendje të realizojë diçka të tillë. Këta të mjerë nxitojnë që të mohojnë argumentet dhe mrekullitë e Zotit dhe kështu të tregojnë se është e pamundur ajo që u premtohet, domethënë, ringjallja dhe ndëshkimi. Për këtë, i Lartësuar i thotë: "... ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe të dhembshëm." Ai dënim ka për t'ju sjellë dhimbje si trupave, ashtu edhe zemrave dhe shpirtrave të tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë